Secondary Adv

Prosperiteti, Shqiperia e 75-a ne bote, e fundit ne rajon

Raporti i Prosperitetit të vitit 2017 vë në pah karakteristikat e munguara të Shqipërisë, që e bën atë të pozicionohet në vendin e 75 nga 149 shtete në botë, në një zonë të portokallinjtë, shumë pranë “të kuqes” alarmuese. Sipas nënkategorive të marra në studim, Shqipëria, e renditura e fundit në rajon, performon keq në situatën mjedisore dhe kapitalin njerëzor.

 

Norvegjia rezulton shteti më me prosperitet për të nëntin vit radhazi, duke u pasur nga Zelanda e Re, Finlanda, kurse Zvicra ndodhet në vendin e katërt. Ky është viti i 11-të që Instituti Legatum, me bazë në Britani nxjerr raportin e Prosperitetit. Sipas tyre, ky studim përpiqet që të tregojë rrugën nga varfëria drejt prosperitetit.

 

Po Shqipëria? 

Sipas rankimit ndër vite, vendi ynë ka bërë një rritje me një shkallë.  Sipas kritereve të vlerësimit, vendi ynë duket se performancën më të keqe e ka në nënkategorinë e mjedisit, e renditur e 125 në botë, e ndjekur më pas nga kapitali njerëzor e 119, si dhe ekonomia në tërësi, e 110-ta. Në qeverisje renditemi të 78-tët në botë; mundësitë e të bërit biznes të 71 në botë . Për edukimin, jemi në vendin e 76, shëndeti në 45. Në një krahasim me rajonin, Shqipëria ka renditje të ulët. Maqedonia rezulton shteti me performancën me të mirë, e 56-ta në botë, pas saj, vjen Serbia, me një renditje 58 nga 149 vende, plot 17 vende sipër Shqipërisë. Edhe Mali i Zi, i treti në Ballkan, renditet i 65, dukshëm më lart se sa vendi ynë./Monitor


Më të lexuarat