Secondary Adv

Ahmetaj interpelance me biznesin e vogel: Nuk ka gjoba per deklarimet e gabuara

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj në një interpelancë me biznesin e vogël deklaroi se qeveria “Rama” hoqi taksat për biznesin e vogël. Ahmetaj shtoi se nuk do të ketë ndëshkime në gjoba për deklarimet e gabuara të bizneseve.  

 

Vazhdimësia e lehtësimit të biznesit të vogël është e rëndësishme, pasi ky i fundit shihet si burim punësimi. Kështu ka deklaruar ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili në interpelancën me biznesin e vogël përsëriti edhe njëherë qëndrimin e ministrisë së Financave, duke thënë se nuk do të ketë gjoba për bizneset që bëjnë deklarimin gabim. Thelbësore është vazhdimësia e lehtësimi i biznesit të vogël."Qeveria Rama hoqi taksën e biznesit të vogël dhe aplikuam interesin 0 deri në 5 milionë. Sipërmarrja e vogël nuk shihet si burim të ardhurash nga qeveria por si burim punësimi. Këtu thuhet bolori politike, i them unë. Por me urdhër të kryeministrit, me urdhër të prerë, drejtoria e tatimeve është urdhëruar që do të ketë asnjë gjobë për deklarim të gabuar, pasi mund të ketë edhe të tillë." Po ashtu Ahmetaj hodhi poshtë të gjitha pretendimet se do të rriten kostot për biznesin e vogël./Shqiptarja.com


Më të lexuarat