Secondary Adv

Fitimet e bankave bien 16 perqind ne tremujorin e pare 2018

Bankat raportuan një fitim neto prej 4.8 miliarde lekësh në tre muajt e parë të vitit 2018, sipas standardeve lokale, bëhet e ditur në statistikat e Bankës së Shqipërisë.

 

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u arritën fitime rekord prej 5.8 miliardë lekë, është shënuar një rënie prej 16.3%. pavarësisht tkurrjes, fitimet janë afër niveleve më të larta të ditëve të fundit. Për tre muajt e parë të vitit, sistemi bankar ka paguar 559 milionë lekë tatim fitime, apo 13% më shumë në raport me vitin e mëparshëm. Të ardhurat neto nga interesi qëndruan në nivele pothuajse të pandryshme prej 10.9 miliardë lekësh, me një rritje me bazë vjetore prej vetëm 1%. Teksa të ardhurat nuk kanë ndryshuar, ulja e fitimeve ndërkohë ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së shpenzimeve të tjera (personeli, jo interesa etj).

 

Në vitin 2017, Fitimi i sistemit bankar arriti në një nivel rekord prej 22 miliardë lekësh në 2017-n, sipas statistikës së publikuar nga Banka e Shqipërisë, e cila i raporton të dhënat e sistemit sipas standardeve lokale. Në raport me vitin e mëparshëm, fitimi neto i sistemit u rrit me 138%. Përmirësimi i rezultatit neto të sistemit në vitin 2017 erdhi si rezultat i rimarrjes së shpenzimeve për provigjione (shpenzimet që bankat vënë mënjanë për kreditë me probleme). Pozitivisht në ftimet e sistemit ka ndikuar dhe ulja e treguesit të kredive me probleme.  Në dhjetor 2017, kreditë e pakthyera në banka zbritën në 13.2% të totalit të huave, me një rënie të dukshme me 5 pikë përqindje në krahasim me dhjetorin 2016, kur ishin 18%. Ndërsa në mars ato ishin 13.4%, në rënie pasi rezultuan në 13.7% në shkurt./Monitor


Më të lexuarat