Secondary Adv

Rritet indirekt tatimi mbi te ardhurat per te dypunësuarit

Një individi që ka marrë gjatë vitit 2017 dy paga përkatësisht 80 mijë lekë dhe 90 mijë lekë në muaj, sipas përllogaritjes së re të kërkuar nga tatimet, do t’i duhet të paguajë edhe 94,800 lekë si TAP, apo 55% më shumë sesa i është mbajtur gjatë gjithë vitit, një rritje shumë e fortë kjo, që individi do të duhet ta paguajë të gjithën njëherësh.

 

Individët e dypunësuar, pagat bruto të të cilëve të mbledhura së bashku i kalojnë 2 milionë lekë në vit dhe si rrjedhojë duhet të bëjnë deklarimin individual vjetor të ardhurave personale, do të duhet të paguajnë më shumë tatime, si rrjedhojë e mënyrës së re që tatimet kërkojë të bëhet llogaritja e tatimit mbi të ardhurat (TAP). Konkretisht, marrim një të punësuar që merr dy paga bruto, një 80 mijë lekë dhe një tjetër 90 mijë lekësh, pra në total 170 mijë lekë në muaj. Në total të dyja pagat arrijnë në 2.04 milionë lekë dhe individi e përmbush kushtin për të deklaruar të ardhurat vjetore. Përgjatë vitit, individi ka paguar tatim mbi të ardhurat për secilën pagë, ku bazuar në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, për shumën nga 0-30 mijë lekë është zero dhe për pjesën tjetër (përkatësisht 50 mijë lekë dhe 60 mijë lekë) është 13%.  

 

Ky tatim mbahet në burim nga punëdhënësi. Në total, individi ka paguar 171,600 lekë tatim mbi të ardhurat gjatë gjithë vitit. Por, për vitin 2017, në një shkresë, që tatimet u kanë drejtuar individëve të dypunësuar, që janë identifikuar që kanë në total të ardhura më të larta sesa  2 milionë lekë në vit, kërkohet që  “lndividi deklarues, do të llogarisë tatimin mbi të ardhurat personale nga pagat dhe shpërblimet për të gjitha të ardhurat bruto nga pagat që përfitohen gjatë muajit, edhe në rastin kur ai i përfiton këto paga nga punëdhënës të ndryshëm. Në rastin kur shuma e të ardhurave nga punësimi të përfituara gjatë muajit nga dy ose më shumë paga të paguara nga punëdhënës të ndryshëm e kalojnë vlerën që tatohet me zero % ose vlerën qe tatohet me 13%, tatimi do të llogaritet mbi totalin e të ardhurave mujore nga pagat dhe shpërblimet (totali i të ardhurave nga pagat tek të gjithë punëdhënësit), vijon shkresa.

 

Konkretisht:

-Për shumen e pagave mujore deri 30,000 leke tatimi është zero%;

-Për shumen e pagave mujore nga 30,001 -130,000 lekë tatimi është 13% e shumës mbi 30,000 lekë;

-Per Shumën e pagave rnujore nga 130,001 lekë e më teper, tatimi është 13,000 + 23% e shumës rnbi 130,000 lekë. 

Sipas këtij udhëzimi, individi deklarues, në momentin e deklarimit duhet të marrë në konsideratë faktin se tatimi do të duhet të llogaritet mbi totalin e të ardhurave mujore, pra mbi totalin e të ardhurave nga të gjithë punëdhënësit, bazuar në shkresën e tatimeve./Monitor


Më të lexuarat