Secondary Adv

Shengjin-Velipoje per vetem 19 minuta, 3.8 miliarde leke investim nga qeveria

Projekti infrastrukturor Shëngjin – Velipojë është një investim strategjik mjaft i rëndësishëm i qeverisë me vlerë 3.8 miliardë lekë.

 

Drejtori i Fondit të Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci u shpreh sot në prezantimin e këtij projekti në Lezhë se, “sot për të përshkuar rrugën nga Shëngjini në Velipojë, duhen kaluar 66 kilometra për 1 orë e 20 minuta dhe duhen kaluar 4 akse të ndryshme rrugore. Me investimin prej 3.8 miliardë lekësh, shkurtohet distancën në vetëm 14.8 kilometra dhe rruga mund të përshkohet për 19 minuta”. Duke përshkuar veçoritë e rrugës së re, Beci u shpreh se, “nga Porti i Shëngjinit rruga i ngjitet shpatit me një lartësi 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe ruan të paprekur plazhin e Shëngjinit, Ranën e Hedhun dhe plazhet e tjera të zonës. Kjo rrugë është tejet panoramike. Më pas lidhet me infrastrukturën e Velipojës”.

 

Kjo rrugë, theksoi Beci, “gjithashtu do të bëjë lidhjen e dy qendrave kryesore turistike. Do të japë kontribut në turizmin elitar dhe impakt në rritjen e punësimit në fshatrat përreth dhe rritje të ofertës rajonale turistike”. “Rruga Shëngjin – Velipojë do të vazhdojë deri në Pulaj në grykëderdhjen e Bunës për të hapur rrugën deri në Ulqin. Po shohim mundësinë për një bashkëpunim me Malin e Zi për një cross-border dhe hapjen e portave të turizmit deri në Shëngjin”, u shpreh Beci./ata


Më të lexuarat