Secondary Adv

Vijojne punimet e OSHEE – Ne datat 9-10 Maj do te nderpritet energjia ne keto zona te Tiranes

Disa zona të Tiranës do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike në datat 9 dhe 10 Maj. Kufizimet sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, do të bëhen për shkak të punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit në dy fiderat e nënstacionit Kinostutdio.

 

Energjia do të stakohet nga ora 9:00 deri në orën 13:00. “9 maj, pa energji gjatë këtij intervali kohe do të jenë zona e Babrrusë, zona pranë Institutit të Studimeve Universitare Veterinare, Instituti i Shëndetit Publik dhe zona pranë saj. 10 maj, pa energji do të jenë: Zona e ish-repartit 3700 pjesërisht, Furnizim Dytesor Instituti i Shendetit Publik (ISHP), Rr. Sotir Caci, Ferraj, Carre, zona Tufinë, Tujan.”/Scan


Më të lexuarat