Secondary Adv

Rehabilitohet moli ne Liqenin Artificial – Perurohet busti i themeluesit te Kryqit te Kuq

Bashkia e Tiranës me mbështetjen e Kryqit të Kuq Shqiptar kanë përfunduar rehabilitimin e molit në liqenin Artificial të Tiranës. Vepra i është kushtuar Henry Dunant, themeluesit të kësaj organizate dhe fituesit të parë të çmimit Nobel.

 

Moli ekzistues iu nënshtrua rikonstruksionit total dhe është pajisur me ndriçim për orët e mbrëmjes. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se falë punës së bërë në këto dy vite e gjysmë, Parku i Liqenit është kthyer nga një hapësirë e uzurpuar dhe e mbushur me plehra, në një mjedis i frekuentueshëm nga të gjithë qytetarët. “Ky liqen deri përpara dy vite e gjysmë ishte në listën e zezë, si një ndër zonat më të ndotura, jo vetëm të Tiranës dhe Shqipërisë, por gjithë Ballkanit. Një gropë e madhe septike, ku hidheshin ujërat e zeza dhe plehrat. Ne sapo kemi marrë flamurin e bardhë të dhënë nga Organizata Ndërkombëtare ‘White Flag’, që e ka certifikuar tashmë si një liqen të pastër, ku shumë shpejt do të fillojmë edhe lojërat e ujit, edhe notin, për të rikthyer traditën e dikurshme, kur liqeni nuk ndotej dhe nuk shihej si prona e askujt, por si prona jonë e përbashkët, i bukur dhe i pastër”, tha Veliaj./Scan


Më të lexuarat