Secondary Adv

Sigurimi i detyrueshem – AMF dorezoi projektligjin e ri

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka përgatitur projektligjin e ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit.

 

Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv, Ervin Koçi, bëri të ditur sot se ky projektligj i është paraqitur Ministrisë së Financave, madje një kopje edhe deputetëve të Komisionit të Ekonomisë. Ligji i ri pritet të mundësojë aplikimin e sistemit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm motorik, si edhe të rregullojë funksionimin e Fondit të Kompensimit për dëmet nga mjetet e pasiguruara. Zoti Koçi theksoi edhe njëherë se tregu i sigurimeve është më problematiku nën mbikëqyrjen e këtij institucioni. Ai ngelet i pazhvilluar dhe i varur nga produktet e detyrueshme. Një nga problemet më të mëdha të tregut është funksionimi i Fondit të Kompensimit për dëmet e shkaktuara nga mjetet e pasiguruara. AMF bën të ditur se vlera totale e dëmeve të bartura që nga vitit 2002 kishte arritur në rreth 3 miliardë lekë. Gjatë raportimit në Kuvend, drejtuesit e AMF thanë se shlyerja e tyre pritet të përfundojë brenda këtij viti, ndërsa nuk do të lejohet akumulimi i dëmeve të reja që nuk paguhen me vite./Scan


Më të lexuarat