Secondary Adv

Trafiku gjate veres – Gjiknuri: Nga 15 qershori nis kufizimi i qarkullimit per mjetet e renda

Qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë do të jetë i kufizuar në zonat turistike përgjatë periudhës 15 qershor- 15 shtator. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme po përgatisin një udhëzim të përbashkët për këtë periudhë që përkon me sezonit veror.  

 

Në kuadër të konsultimeve për këtë udhëzim, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me Shoqatën e Transportuesve Ndërkombëtare Rrugorë, Drejtuesit e Porteve Detare dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.“Gjatë sezonit turistik, nisur edhe nga kushtet e disa segmenteve rrugore dhe për të krijuar lehtësi për pushuesit, sidomos në ato zona që kanë intensitet me turizmin, bazuar në legjislacionin në fuqi, së bashku me Ministrin  e Brendshëm do nxjerrim një udhëzim ku do të disiplinojmë trafikun e mjeteve të rënda.

 

Duke vendosur nga 15 Qershori në 15 Shtator kufizim të trafikut të mjeteve të rënda në periudhat e fundjavave. Duke nisur nga e premtja përfshirë ditën e dielë trafiku i mjeteve të rënda do të ndalohet në disa segmente kryesore rrugore”, u shpreh Gjiknuri. Në ditët e ardhshme do të përcaktohen nga specialistët edhe oraret e kufizimit të qarkullimit në këto tre ditë të fundjavave dhe gjithashtu akset në të cilat do të zbatohet për të krijuar lehtësitë e lëvizjes por dhe mos penguar bizneset në aktivitetin e tyre. Udhëzimi do të ndiqet e zbatohet në terren në koordinim mes Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe agjencive tjera që rregullojnë transportin rrugor përfshirë dhe Portet dhe Doganat./Scan


Më të lexuarat