Secondary Adv

Makinat e perdorura, si mund te llogarisni taksen e re vjetore

Përcaktohen rregulla të reja për taksën vjetore të mjeteve të përdoruara dhe të atyre të cilësuara luksi. Në udhëzimin që mban firmën e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, përcaktohet koeficienti për çdo automjet, në varësi të viteve të përdorimit.

 

Udhëzimi shoqërohet edhe me shembuj për llogaritjen e taksës vjetore për automjetet. Ai ka hyrë në fuqi ditën e djeshme dhe jep rast konkret se si dhe sa paguhen detyrimet vjetore për makinën. Kështu psh., mjeti me cilindratë 2.993 cm3, me naftë dhe vit prodhimi 2003, për vitin 2015 ka paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura në datën 22.9.2015, në vlerën 11.972 lekë. Në datën 21.1.2017, pronari i mjetit paraqitet për të paguar taksën e vitit 2016 në vlerën 13.469 lekë. Duke qenë se është me 4 muaj vonesë për pagesën e taksës vjetore të automjeteve të përdorura, për taksën e mjetit aplikohet 20% gjobë mbi shumën e taksës që duhet të paguajë për vitin 2016, në vlerën 2,694 lekë. Pra, vlera totale që pronari i automjetit duhet të paguajë për vitin 2016 është 16,163 lekë. Nga ana tjetër, duke qenë se është paraqitur më datë 21.1.2017, vlefshmëria e taksës së mësipërme për vitin në vazhdim llogaritet nga data 1.1.2017. Vlefshmëria e TVMP-së për vitin në vazhdim llogaritet nga data 1.1.2017. 

 

Për këtë arsye, përveç taksës së vitit 2016, pronari i mjetit detyrohet të paguajë edhe detyrimin e TVMP-së për vitin 2017, në shumën 14,965 lekë dhe vlerën e gjobës prej 5% për një muaj, që është në vlerën 748 lekë. Në total vlera e taksave për vitin 2017 që duhet të paguajë është 15,713 lekë, me afat vlefshmërie deri më 21.1.2018. Të ardhurat nga taksa dhe gjobat për çdo rast mblidhen nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, nëpërmjet drejtorive rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrue-shëm të mjetit dhe shpërn-dahen sipas procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, nga të cilat, 5% strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, 25% buxhetit të qeverisjes vendore dhe pjesa tjetër Buxhetit të Shtetit./Ballkanweb


Më të lexuarat