Secondary Adv

300 qendra te reja shendetesore ne te gjithe vendin

Qeveria shqiptare ka garantuar financimin për ndërtimin e 300 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e Infermierisë, theksoi se nëna, gra dhe të reja të cilat punojnë në sistemin e shëndetësisë, punojnë në kushte mjaft të vështira.

 

“Kemi garantuar financimin për ndërtimin dhe rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore në rang republike, aty ku sot në kushte jashtëzakonisht të vështira, mizerabël, shkojnë prej vitesh në punë nëna, gra të reja dhe vajza që veshin bluzën e bardhë. Burrave mund t’u bëjë përshtypje që unë u referohem në mënyrë të paekuilibruar gjinisë femërore të infermiereve, por me gjithë respektin për burrat, nuk është sekret që unë jam gjithmonë e më i prirur dhe sa më shumë të punoj në këtë detyrë, dhe sa më shumë shoh se çfarë bëhet në këtë vend, të besoj dhe të veproj me bindjen se këtë vend sa më të mirë e duam, aq më shumë gra duhet të përfshijmë për ta bërë të mirë. Dhe se gratë janë absolutisht më serioze, më të dedikuara dhe shumë më pak të korruptueshme se burrat në gjithë sistemin. Bashkëvuajtësit e gjinisë sime mos u mërzisni për këtë realitet të hidhur. Pagat e infermierëve duhet të vazhdojnë të rriten”, – theksoi Kryeministri./ata


Më të lexuarat