Shetitorja e Sarandes, me pamje te re dhe infrastrukture moderne
Saranda një qëndër e rëndësishme turistike në jug të vendit, do të ketë një shëtitore me pamje të re dhe infrastrukturë moderne.
Shëtitorja “Naim Frashëri” në Sarandë, do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë bashkëkohorë duke e shndërruar atë në një arterie me rëndësi turistike dhe ekonomike për këtë qytet. Shëtitorja “Naim Frashëri” në Sarandë, si një nga rrugët kryesore në qendër të qytetit, do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë bashkëkohorë duke e shndërruar atë në një arterie me rëndësi turistike dhe ekonomike për këtë qytet. Rikonstruksioni përfshin zgjerimin e rrugës dhe kthimin e hapësirave në anë të saj në hapësira rekreative, me zona pushimi, gjelbërim dhe sistem ndriçimi të ulët e të lartë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpjegon se, projekt-ideja e propozuar parashikon rehabilitimin me standarde bashkëkohore te shëtitores ekzistuese të qytetit. Ky projekti, i financuar nga qeveria shqiptare që do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit paraprakisht do të prezantohet më 15 maj, përpara publikut nga studiot e projektimit Dea Studio sh.p.k. dhe Symbiotica s.r.l. Takimi do të jetë i hapur për publikun dhe të pranishëm për të marrë komentet dhe sugjerimet lidhur me projektin do të kenë të pranishëm përfaqësues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Bashkisë Sarandë dhe Ministrisë së Infrastrukturës./ata