Secondary Adv

Numri i lindjeve ne renie me 18 perqind. Gjirokastra dhe Vlora vazhdojne tkurrjen

Numri i popullsisë vazhdon të bjerë në vendin tonë. Sipas raportit të INSTAT për tremujorin e parë të vitit numri i lindjeve ka shënuar një rënie prej 18 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Nëse shohim të 12 qarqet, Tirana vazhdon kryeson në kontributin e shtesës natyrore të popullsisë, ku numri i lindjeve tejkalon me 443 numrin e vdekjeve. Numri i lindjeve regjistrohet me 1.872 lindje, të cilat shënojnë rënie me 11.3 për qind, në krahasim me tremujorin e parë 2017. Shtesa natyrore regjistron vlerë negative në shtatë qarqe.

 

Vlera më e ulët shënohet në qarkun e Korçës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 211 numrin e lindjeve. Qarku i Gjirokastrës vazhdon tkurrjen e popullsisë, numri i lindjeve shënon 96 lindje, me një rënie prej 34.2 për qind, në krahasim me tremujorin e parë 2017. Ndiqet nga qarku i Vlorës, me një rënie të lindjeve me 29.8 për qind në tremujorin e parë të këtij viti. Sa i përket numrit të vdekjeve, të gjitha qarqet kanë pësuar një rënie gjatë periudhës janar-mars 2018. Rënien më të madhe të numrit të vdekjeve gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Kukësit me 35.8 për qind dhe qarku i Lezhës me 26.9 për qind./Scan


Më të lexuarat