Secondary Adv

Sektoret qe pritet te udheheqin rritjen ekonomike gjate viteve 2015-2017

 

Bujqësia dhe shërbimet parashikohet të jenë sektorët që do të japin kontributin kryesor në rritjen ekonomike në vitet në vijim. Prodhimi bujqësor është projektuar të rritet çdo vit me rreth 4.4%, ai industrial parashikohet të rritet mesatarisht me 6.1% në vit dhe ndërtimi është parashikuar të kthehet në norma pozitive të rritjes në vitet 2015-2017.


Sipas kuadrin buxhetor afatmesëm 2015-2017- ecuria e pritshme sipas aktiviteteve ekonomike kryesore paraqitet si vijon.Prodhimi bujqësor, duke supozuar kushte normale klimaterike, është projektuar të rritet çdo vit me mesatarisht rreth 4.4% për periudhën e ardhshme 2014-2017, me një kontribut mesatar në rritjen e PBB- së me rreth 0.9 pp në vit.


Prodhimi industrial, duke përfshirë industrinë nxjerrëse dhe atë të prodhimit, parashikohet të rritet mesatarisht me 6.1% në vit për periudhën afatmesme 2014 – 2017, duke kontribuar mesatarisht me 0.7 pikë përqindje në vit në rritjen e parashikuar të PBB-së për çdo vit.
Ndërtimi, për vitin 2014 parashikohet të vijojë me një rënie, ndonëse më e moderuar se vitet e shkuara, ndërsa parashikohet të kthehet në norma pozitive të rritjes për vitet 2015, 2016 dhe 2017. Mesatarisht ndërtimi parashikohet të rritet në terma reale me 1.5% gjatë vitit 2014-2017, duke kontribuar pozitivisht në rritjen e përgjithshme të aktivitetit ekonomik me një mesatare prej 0.1 pp në vit.


Shërbimet janë parashikuar të rriten mesatarisht me 2.7% në vit gjatë periudhës afatmesme 2014- 2017, duke kontribuar mesatarisht me 1.4 pp në vit në rritjen e përgjithshme ekonomike. Kontributi kryesor pritet të vijë nga shërbimet e tjera.
Tregti, hotele dhe restorante gjithashtu priten të kenë një kontribut në rritje gjatë gjithë horizontit kohor të ardhshëm.
Bazuar në parashikimet e mësipërme të kërkesës dhe ofertës agregate, skenari bazë i paraqitur parashikon një rritje reale të PBB-së prej 2.1% në vitin 2014, 3.0% në vitin 2015, 4.0% në vitin 2016 dhe 4.5”% në vitin 2017./Monitor


Më të lexuarat