Secondary Adv

Llojet e turizmit ne rritje: Turizmi sportiv dhe i aventures, rritje prej 30 perqind ne vit

Turizmi sportiv dhe i aventurës po njeh rritje në vendin tonë krahas turizmit detar dhe atij malor.

 

Sipas operatorëve turistikë, ky lloj  turizmi i cili ka qenë jo shumë i zhvilluar në vendin tonë , po pëson një rritje prej 30% në vit. Këtu përfshihen zhytjet argëtuese, rafting në lum, kajak, sportet dimërore, aktivitete sportive me adrenalinë të lartë etj. Një tjetër lloj turizmi  që po njeh zhvillim në Shqipëri është Turizmi shëndetësor. Ky lloj turizmi  po ashtu po njeh  rritje në nivel global me një normë mesatare 15%-20% në vit. Shqipëria ka avantazhe konkurruese  për zhvillimin e turizmit shëndetësor, duke filluar që nga çmimet e ulëta si dhe afërsia  me tregjet e mëdha. Turizmi i biçiketave po ashtu po njeh një normë rritje me 10% në vit si një metodë e transportit që mendohet të ketë një rritje në vendet e Europës, në dhjetë vitet e ardhshme. Edhe Ekoturizmi është produkt në  rritje rreth 10 % deri 20% në vit. Ndërkohë që ende nuk ka një rritje  të turizmit të kulinarisë pavarësisht se kohët e fundit po i  kushtohet një vëmendje e veçantë, si një produkt i cili konsumohet pothuajse nga të gjithë turistët e huaj, por  numri i këtyre turistëve, të cilët po vizitojnë vendin vetëm për ushqimin  është relativisht i vogël./Scan


Më të lexuarat