Ahmetaj e Brace ne Divjake: 93 milione euro mbeshtetje per bujqesine
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka vijuar takimet në kuadër të Turit të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam”, në njësitë Grabian dhe Gradishtë të Bashkisë Divjakë.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka vijuar takimet në kuadër të Turit të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam”, në njësitë Grabian dhe Gradishtë të Bashkisë Divjakë. Në takim morën pjesë edhe deputeti i zonës, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat Erjon Brace, Kryetari i Bashkisë Divjakë si dhe drejtuesit e institucioneve kryesore vendore. Në fjalën e tij Ministri Ahmetaj tha se Partia Socialiste dhe qeveria kanë një qasje të re sa i takon komunikimit dhe llogaridhënies para qytetarëve: Ne si përfaqësues të popullit por dhe të ekzekutivit, kemi vendosur që të vijmë jo thjesht për zgjedhje, por të vijmë sa më shpesh për t’ju dhënë llogari, për t’ju takuar, për të prekur territorin, për të folur me njerëz, për të ndarë së bashku hallet dhe problemet. Për mua është shumë e rëndësishme e gjithë iniciativa dhe ju e keni parë që qeveria bën mbledhje mujore në territore të ndryshme të Shqipërisë, vetëm për një qëllim, të jemi afër njerëzve dhe për të thyer atë traditën e dikurshme ku qeveria distancohej nga njerëzit dhe bënte politikat nga zyra.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë ndau me qytetarët disa nga nismat më të rëndësishme që qeveria ka ndërmarrë, për avancimin e reformave në sektorët kyç, rimëkëmbjen e ekonomisë dhe rritjen e punësimit. Në mënyrë të veçantë Ahmetaj u ndal tek mbështetja për bujqësinë, sektori kryesor për zhvillimin e kësaj zone. Deputeti i zonës Erjon Brace, adresoi disa shqetësime të komunitetit që lidhen me rritjen e eficencës së skemës së rimbursimit në favor të fermerëve, ndarjen e zyrës së hipotekës për bashkinë Divjakë nga ajo e Bashkisë Lushnje, apo edhe për pronësinë e tokave bujqësore, për të cilat tha se kanë iniciuar ndryshimet ligjore përkatëse. Në qarkun e Fierit këtë vit kanë përfituar mbështeje financiare nga buxhetit i shtetit rreth 944 fermerë, një fond i aprovuar që kap vlerën 428 milionë lekë ose rreth 4.2 milionë dollarë./Shqiptarja.com