Secondary Adv

Rama publikon projektin e rruges Kardhiq-Delvine

Kryeministri Edi Rama ka uruar një javë të mbarë duke treguar një nga projektet e paketës transformuese. Këtë herë ai ka treguar projektin e rrugës Kardhiq-Delvinë që do të sjellë shumë lehtësi për qytetarët.

 

 

Mëngjesin e ditës së Hënë, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet e projektit të rrugës Kardhiq-Delvinë, e projektuar për të nisur nga puna brenda vjeshtës së këtij viti. Segmenti i gjatë 32 kilometra, nga të cilat 16 kilometra kanë përfunduar, konsiderohet si një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë dhe turizimit në të gjithë zonën, pasi mundëson lidhjen më të shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin, duke evituar Qafën e Muzinës, për të vijuar përmes Nivicës. Për pjesën të papërfunduar të rrugës, është parashikuar ndarja në 4 lote, që do të thotë se do të jepen 4 tendera. 

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje të rrugës Kardhiq – Delvinë, një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, që siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama./Scan 


Më të lexuarat