Secondary Adv

Shqiperia me te ardhurat me te ulta per fryme, sa 30 perqind e vendeve ne prag anetaresimi

Shqiptarët janë më shumë se tre herë më të varfër se europianët e tjerë, ose më saktë tre herë më të varfër se të gjitha vendet e tjera të Europës së bashkuar, përpara anëtarësimit të tyre në union. 

 

Të dhënat e institutit të Vienës për Studime Ekonomike e vendosin kështu Shqipërinë të fundit në Europë sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë të shprehur në fuqi blerëse, pra të konvertuar sipas çmimeve, gjë që e bën më real indikatorin në fjalë. Siç duket mjaft qartë nga grafiku, Shqipëria është e fundit në kontinent me Prodhimin e

 

Brendshëm Bruto për frymë të shprehur në fuqi blerëse në 29% të mesatares europiane, në momentin e anëtarësimit në union. Për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e që janë thuajse në një valle me ne në procesin e anëtarësimit, kjo normë ngjitet në mbi 30%. E shkëputur nga të tjerët është vetëm Mali i Zi, me një normë në 46%, që është më e lartë se Rumania dhe Bullgaria në momentin e anëtarësimit të tyre. Kjo do të thotë se, aktualisht Mali i Zi është më mirë se ç`ishin rumunët dhe bullgarët kur u anëtarësuan në union./Scan


Më të lexuarat