Secondary Adv

Qafe Shtame – Burrel, nje rruge e re turistike drejt parkut kombetar

Rehabilitimi i plotë i rrugës Qafë-Shtamë (Bashkia Krujë) – Burrel (Bashkia Mat), me një investim prej 90.2 milionë lekë, është një tjetër rrugë e re turistike që do të çlirojë potenciale të rritjes ekonomike dhe mirëqënies së kësaj zone.

 

 

Punimet për transformimin e këtij aksi rrugor do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve dhe infrastrukturën rrugore drejt Parkut Kombëtar të Qafë-Shtamës, duke shtuar interes të veçantë në zhvillimin dhe promovimin e atraksioneve turistike që ofron ky Park. Kjo rrugë daton e ndërtuar që prej vitit 1930 si pjesë e segmentit rrugor  Tiranë – Krujë – Burrel- Lis- Peshkopi që aktualisht është tërësisht e amortizuar dhe shumë e prishur. Projekti i ri për rehabilitimin e këtij aksi parashikon rindërtimin e rrugës ekzistuese, duke e  zgjeruar dhe me standarde, duke i rikthyer vlerat historike monumentale. Infrastruktura e re rrugore do ti hapë dritën jeshile formave të ndryshme te zhvillimit turistik me karakter sportiv, alpin; zhvillimin  bujqësor, te cilat do të ndihmonin në zhvillimin ekonomik të zonës ku përfitues janë mbi 5120 banorë të fshatrave dhe rreth 24 000 banorë të zonës së bashkive Krujë e Mat që lidh kjo rrugë. 

Projekti i ri synon ta bëjë rrugën Qafë - Shtamë (Bashkia Krujë) – Burrel (Bashkia Mat), jo vetëm thjeshtësisht të aksesueshme por edhe piktoreske, për të shijuar peizazhin e këndshëm që ofron zona dhe promovimin e Parkut Kombëtar të Qafështamës si një resurs kombëtar ende i pashfrytëzuar në maksimumin e potencialit të vet. Zona e Parkut te Qafështamës është e pasur me burime ujore. Uji është përdorur nga komunitetet lokale kryesisht si burim kryesor i uji  të pijshëm si dhe të aktiviteteve të tjera të ujit, ujitjes, dhe rekreacionit./ata


Më të lexuarat