Secondary Adv

8.2 milion euro do te shkojne per zhvillimin e Tepelenes

Me një shifër që mban totalin e 8.2 milion euro, qeveria ka investuar për zhvillimin e një zone si ajo e Tepelenës, përmes 15 projekteve tashmë të përfunduara.

 

Kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi ka dhënë detaje lidhur me ndërhyrjet e kryera në infrastrukturë. Kështu, sipas tij, deri tani është ndërhyrë në 35 mijë metër katrore, 10 mijë metër katrorë trotuare,  20 mijë metër katrorë dhe pemë, 500 stola, 200 ndriçues etj. Peçi tha se përmes këtyre ndërhyrjeve, qyteti është shndërruar në një kantier ndërtimi. “E nisëm me sheshin e qytetit duke vazhduar me shëtitoren, fasadat, sheshin e spitaleve, Gjimazin “Abaz Shehu”, kopshtin “15 Shtatori” që kishte ngelur në harresë për shumë dekada si dhe kalçeton në këtë sallë. Nga një kalçeto në një sallë shumë moderne falë përpjekjes dhe idesë së kryeministrit”, ka shpjeguar Peçi. Gjithashtu, ai solli në vëmendje edhe qendrën e fshatit “Veliqovë”, po kështu edhe bashkëpunimin me partnerët strategjikë sipas tij, u ndërtuan shkolla dhe kopshte, kënde lojrash etj. Në qytet nëpërmjet stabilimentit të ujit të ftohtë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit realizuam qendrën e fshatit Nivicë, në Kurvelesh, si një nga modelet e para në Shqipëri të turizmit, nëpërmjet idesë dhe zhvillimit të turizmit malorë dhe lidhjes me detin, vija “Egnatia”./ata 


Më të lexuarat