Hapet gara per monumentin e demokracise, prezantohen 9 projekte
Pamjen e një prej këtyre objekteve do të ketë së shpejti simboli i demokracisë në qytetin e Kavajës, për të zëvendësuar Obeliskun e shembur nga INUK. Bashkia e Kavajës prezantoi dje 9 projektide për monumentin e demokracisë, i cili do të vendoset në sheshin kryesor të qytetit.
Në Kavajë është hapur konkursi për përzgjedhjen e monumentit i cili do të zëvendësojë obeliskun e demokracisë. Aktiviteti është zhvilluar në pallatin e kulturës ku një juri prej 9 anëtarësh do të bëjë vlerësimin e 9 veprave të artit nga artistë të ndryshëm. 8 prej veprave të paraqitura i përket artistëve vendas, ndërsa njëra prej tyre është e një studio të huaj. Ato janë paraqitur para një publiku të gjerë dhe jurisë kombëtare prej shtatë anëtarësh, mes tyre arkitektë e skulptorë.
Ndër konkurrentët janë 6 artistë, një prej tyre studio e huaj, që prezantuan dje domethënien e veprave, ku spikatin veprat abstrakte. Prezantimi i veprave, i hapur edhe për publikun, u bë në pallatin e kulturës Kavalion. Juria e kryesuar nga Sadik Spahia, pas një diskutimi prej 30 minutash nuk arriti të përzgjedhë veprën fituese, duke kërkuar dy ditë kohë me qëllim që cdo vepër të studiohet nga ana e tyre përpara përzgjedhjes përfundimtare. Të nëntë veprat kishin të njëjtën domethënie, atë të simbolit të demokracisë. “Rrugëtimi drejt Lirisë”, “Familja e lumtur e demokracisë”, “Sfera e Lirisë” ishin emërtimet me të cilat veprat u prezantuan nga autorët e tyre.
Monumenti do të vendoset në lulishten e re përballë shatërvanit të madh që parashikon projekti i rikonstruksionit të Sheshit Demokracia. Pozicioni ka një vizibilitet shumë të mirë nga të gjithë kalimtarët. Ai do të qendrojë pranë dy busteve të heronjve tanë të popullit, kavajasit Indrit Cara dhe Josif Budo. Dy martirët e Pavarsisë dhe demokracisë së Shqiperisë. Vendosja e kesaj vepre arti do të shtojë interesin e turistëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë që kanë dëgjuar kaq shumë për këtë datë, 26 Marsi i 1990. Data e demostratës së parë Antikomuniste që ktheu fatin e Shqiperisë. Kjo vepër Arti do të përshkruaj historinë dhe do t’i rezistojë kohës.
Cmimet e konkursit: a) Cmimi i tretë - 100.000L b) Cmimi i dytë - 100.000L c) Cmimi i parë - 200.000L
Juria rezervon të drejten që të vendosë për bashkëpunim, mes fituesve të cmimeve të ndryshme, për të realizuar veprën në terren, në rast se do ta shohë të domosdoshme, me synim arritjen më të lartë krijuese. Fituesi do të ketë mundesinë të vendosë emrin në një pllakë të integruar me veprën, në përmasat që do të vendosi juria e konkursit.