Secondary Adv

Neser seance per cmimin e energjise, 11 leke/kwh per konsumatoret, 13 leke per bizneset

Enti Rregullator i Energjisë do të organizojë të premten datë 5 dhjetor 2014 seancën dëgjim,ore me palët e interesit aplikimet e tre operatorëve të energjisë për tarifat për vitin e ardhshëm ndërkohë që sot ka publikuar tabelat e konsoliduara sipas kërkesave të KESH, OST dhe OSHEE.


Nga tabela rezulton se çmimi për konsumatorët familjarë është kërkuar në një bllok dhe në nivelin 11.08 lekë për kilovaorë ndërkohë që për bizneset do jetë mesatarisht 12.83 për industrinë dhe shërbimet dhe më e lartë për institucionet buxhetore..

 


ERE ka publikuar njoftimin “Mbi publikimin e aplikimeve për tarifa te shërbimeve të energjisë elektrike si dhe tarifat e shitjes per konsumatoret për vitin 2015”.
Ne zbatim te Ligjit Nr. 9072 dt. 22 Maj 2003 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” (I ndryshuar), (neni 26) kompanite Publike KESH sh.a., OST sh.a. dhe OSHEE sh.a kane aplikuar prane ERE-s per miratimin e tarifave te reja te sherbimeve te energjise dhe cmimet e konsumatoreve fundore per vitin 2015.
Bordi i Komisionerëve të ERE, bazuar ne Ligjin e sipercituar si dhe ne Rregullat e Praktikës dhe Procedurat e ERE-s”, ka miratuar fillimin e procedurave per shqyrtimin e ketyre aplikimeve per miratimin e tarifave te reja.

 


Bazuar ne nenin 21/7/b të “Rregullave të Praktikës dhe Procedurave të ERE-s”, miratuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr.21, datë 18 Mars 2009 informojme publikun me te dhenat e ketyre aplikimeve si me poshte:
Ndërkohë struktura e propozuar e tarifës përfundimtare sipas konsumatorëve është si vijon:


Më të lexuarat