Klosi: 6 kompani te reja fluturimi dhe 300 chartera qe do sjellin turiste te huaj
Së shpejti në Shqipëri do të zbarkojnë 300 chartera që do të sjellin turistë nga e gjithë bota.
Kështu u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Opinion”. “Janë 6 kompani të reja që futen në Shqipëri dhe 300 charter do të sjellin turistë nga Londra, vendet Nordike, Izraeli etj”, tha Klosi. Lidhur me operacionin kombëtar të pastrimit të nisur 6 muaj më parë, ministri deklaroi se situata e papastërtisë ka ndryshuar në masën e 80%. “Ne jemi përpjekur të bashkëpunojmë me pushtetin vendor për të pastruar Shqipërinë dhe kemi mbi 20 mijë vullnetarë që i janë bashkuar pastrimit të vendit. Situata ka ndryshuar në masën 70-80%”, shtoi ndër të tjera Klosi. Ndërkaq, ministri tha se krahas faktit që plazhet janë pastruar por mirëmbajtja pastër do të patronazhohen nga ana e administratës shtetërore veçanërisht në sezonin turistik. Ai tha gjithashtu se asnjë plazh nuk do të qëndrojë i hapur (licencohet) nëse nuk përmbushin kriteret si: ndihma e shpejt./ata