Secondary Adv

Ndertimi i hoteleve me 4 dhe 5 yje, Ministria e Turizmit: Ka interes, deri tani jane 9 aplikime

9 është numri total i aplikimeve për ndërtimin e hoteleve me 4 dhe 5 yje në vendin tonë, që prej miratimit të ligjit i cili siguron lehtësira fiskale për këtë kategori.

 

Sipas burimeve nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit duket se hapat e ndërmarrë së fundmi nga qeveria po zgjojnë interesin e investitorëve për ndërtimin e strukturave të tilla. Por pavarësisht kësaj deri më tani asnjë projekt nuk është konkretizuar. Ndërkohë që kjo kornizë ligjore lehtësuese nga ana financiare ka tërhequr vëmendjen e shumë investitorëve të tjerë të cilët vijojnë aplikimet për statusin “investitor strategjik” ku shumë prej tyre janë rrëzuar nga komiteti  i investimeve strategjike dhe vetëm tre kanë arritur të plotësojnë kushtet. Strategjia për turizmin 2018-2020, nisur nga interesi i shtuar i turisteve, kryesisht nordik, vitet e fundit, të cilët dëshirojnë të vizitojnë vendin tonë parashikon ndërtimin e të paktën 5 resorteve me 4 dhe 5 yje, por që ende nuk ka nisur zbatimi i ndonjë projekti. Golemi vijon të mbetet epiqendra e turizmit për momentin pasi është i vetmi qark që ofron dhe numrin më të lartë të shtretërve, rreth 2 mijë të tillë./Scan


Më të lexuarat