Secondary Adv

Investim 13 mln euro per ujesjellesin, por banoret e Shengjinit ankohen se uji eshte i ndotur

Banorët Shëngjinit ankohen se uji që rrjedh në çezmat e tyre është i ndotur. Ujësjellësi i ri, një investim prej 13 milionë eurosh nuk ka përfshirë disa lagje. Ndotja sipas banorëve vjen si pasojë e rrjetit të amortizuar. 

 

Kjo situatë bëhet edhe më e vështirë për banorët gjatë sezonit veror. Ujësjellësi i ri prej 13 milionë euro nuk e ka zgjidhur problemin e furnizimit me ujë për Shëngjinin. Banorët ankohen se ai pak ujë që rrjedh në çezmat e tyre është i ndotur. Ky fakt pranohet edhe nga vetë kreu i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, i cili thotë se situate është e trashëguar, pasi ujësjellësi i ri prej 13 milionë euro mënjanoi disa lagje të Shëngjinit. Kryeinxhinieri i ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime, Petrit Bardhi, shprehet se në tubacionin që furnizon Shëngjinin me ujë janë konstatuar një sërë ndërhyrjesh të paligjshme, ndërsa ka garantuar se me ndërprerjen e tyre situata e furnizimit me ujë do të përmirësohet. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime në Lezhë paralajmëron masa të ashpra ndëshkimore, deri në ndjekje penale për të gjithë qytetarët, që ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, por nuk jep zgjidhje për ujin e ndotur qe rrezikon shëndetin e banorëve të Shëngjinit./Ballkanweb


Më të lexuarat