Siguria ne gjimnaze – Xhafaj dhe Nikolla nenshkruajne marreveshjen per shtrirjen e projektit
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla nënshkruan marrëveshjen për shtrirjen e projektit të Oficerëve të Sigurisë, në të gjitha shkollat e mesme në vend .
Sipas ministrit Xhafaj nisja e projektit, synon ndërtimin e ambjenteve shkollore më të sigurta. Ne nuk dëshirojmë, nuk kemi pasur dhe nuk kemi kurrë si qëllim që të vendosim një polic, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, por ne kemi si qëllim për të ofruar më shumë siguri që të vendosim këtu, edukatorë me frymën e ligjit, edukatorë për zbatimin e ligjit, edukatorë për të parandaluar së bashku me trupën pedagogjike, së bashku në mënyrë të veçantë me psikologët e shkollave për të parandaluar fenomene negative, akte të konflikteve apo të dhunës së brendshme”, u shpreh Xhafaj. Ministrja Nikolla u ndal në të dhënat e ofruara nga projekti pilot në 15 gjimnaze sipas të cilës janë shumë inkurajuese dhe pozitive. Vetëm brenda 10 javëve, sipas ministres Nikolla, Oficerët e Sigurisë kanë ndihmuar në zgjidhjen e 80 konflikteve brenda shkollave.
“Nëse shikojmë raportimet shumë serioze që vijnë dhe nga shkollat dhe nga oficerët e sigurisë, në javët e para numri i konflikteve ka qenë shumë më i madh, gjë që ka ardhur çdo muaj në zbritje, duke treguar edhe njëherë besimin në rritje, por ajo që është objektivi kryesor i këtij projekti, shkollat janë më të sigurta. Këto 15 modele na kanë shërbyer jo vetëm si modele për të treguar sesa i rëndësishëm ishte ky projekt midis dy ministrive tona, por patjetër janë modele që nevojshëm dhe mjaftueshëm garantojnë dhe kërkojnë që ne të vijojmë më tej duke i shtrirë edhe në shkolla të tjera në të gjithë vendin”, tha Nikolla./Scan