Secondary Adv

Shume shpejt, projekt per zgjerimin e lumit Lana

Shtrati i lumit të Lanës në kryeqytet po kthehet në “pyll” më vete. Punonjësit e bashkisë së Tiranës po kujdesen çdo ditë për rregullimin dhe shtimin e gjelbërimit përgjatë gjithë shtratit. 

 

Punonjësit e bashkisë së Tiranës po kujdesen çdo ditë për rregullimin dhe shtimin e gjelbërimit përgjatë gjithë shtratit. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se shumë shpejt do të nisin projekte për zgjerimin e Lanës.

 

“Është kthyer shtrati i lumit të Lanës në “pyll” më vete! Faleminderit kolegëve, që po kujdesen çdo ditë për rregullimin dhe shtimin e gjelbërimit, përgjatë gjithë shtratit. Shumë shpejt projekte fantastike për zgjerimin e Lanës”, deklaron Veliaj. Rehabilitimi i lumit Lana në dy anët e tij ka qenë prioritet i vazhdueshëm i Bashkisë së Tiranës, duke mos qenë më një vend hedhje plehrash, por të kthehet në një shëtitore për qytetarët./ata


Më të lexuarat