Secondary Adv

Heqja e Roaming Kosove – Shqiperi brenda ketij sezoni veror

Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës do të krijojnë grupe pune për të përgatitur ligjin dhe marrëveshjen për heqjen e roaming-ut mes dy vendeve.

 

Një javë më parë Kosova miratoi rezolutën për heqjen e roaming-ut me Shqipërinë, e propozuar kjo në Kuvend nga grupi parlamentar i Partisë Socialdemokrate. Përfaqësues të kësaj partie kanë zhvilluar një takim me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, ku synohet që heqja e roaming të arrihet brenda këtij sezoni veror. “Shumë shpejt pa Roaming në Kosovë e Shqipëri. Në takimin me ministrin e Energjisë, Infrastrukturës dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Shqipërisë, z. Damian Gjiknuri, i cili shprehi interesimin e tij që të hiqet roamingu ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, vendosëm që të dy qeveritë menjëherë të krijojnë grupe punuese për ta përgatitur ligjin dhe marrëveshjen për heqjen e roamingut. Po synojmë që këtë ta arrijmë gjatë sezonit veror të këtij viti”, shkruan në rrjetin social deputeti i PSD, Dardan Molliqaj./Scan


Më të lexuarat