Secondary Adv

Hekurudha Tirane-Durres-Rinas nderohet me cmim – Shpallet projekti me i mire hekurudhor 2017

Rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i linjës së re drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës ka fituar çmimin e EMEA Finance “Projekti më i mirë hekurudhor në 2017” në kategorinë e Financimit të Projekteve.

 

Projektet e financuara nga BERZH, e cila u cilësua “Këshilltari më i mirë për financimin e projektit” për rajonin EMEA  fituan rreth 20 çmime në ceremoninë e zhvilluar në Londër. Çmimet për Financimin e Projektit EMEA, të organizuar nga revista EMEA Finance, shqyrtuan marrëveshjet më të mira të financimit të projektit që u mbyllën në vitin 2017 në sektorin e energjisë dhe burimeve natyrore dhe infrastrukturore. Çmimet, që u ndanë për të dhjetin vit radhazi, u akorduan për rajonin e përgjithshëm të EMEA (Europa, Lindja e Mesme dhe Afrika) dhe gjithashtu edhe për kategori të veçanta rajonale. Rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i linjës së re drejt Rinasit jo vetëm që do të rrisë efikasitetin dhe sigurinë e transportit hekurudhorë të udhëtarëve e mallrave, por gjithashtu do të ketë një impakt të madh edhe në zhvillimin ekonomik në të gjithë vendin./Scan


Më të lexuarat