Projekti per rimekembjen e sektorit te energjise elektrike, diskutohet sot kredia 12 mln euro
Marrëveshja e huasë për financimin e projektit të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), e cila diskutohet sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë parashikon një kredi në shumën prej 112 100 000 eurosh, e cila do të sigurojë financimin e projektit të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike.
Huaja prej 112 100 000 eurosh, e akorduar nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, jepet me termat në vijim: - Komisioni 0.25% e shumës së huasë; - Maturimi 22.5 vjet, nga të cilat 7 vjet pa pagesë principali; - interesi Norma e referencës plus marzhin e pandryshueshëm 0.75%.
Ministria e Financave do ta nënhuazojë këtë hua në lekë, përkatësisht të KESH-i, OSHEE-ja dhe OST-ja, me termat në vijim: - Maturimi 22.5 vjet, nga të cilat 7 vjet pa pagesë principali; -Interesi 0.75 %
OSHEE-ja do të kontribuojë me 10% të vlerës së kontratës dhe OST-ja me 20% të vlerës së kontratës. Objektivi kryesor i projektit është rritja e sigurisë së furnizimit të konsumatorit me energji elektrike nëpërmjet diversifikimit të burimeve të gjeneruara dhe forcimit të integrimit rajonal, përmirësimi me efikasitetit i sistemit të shpërndarjes së energjisë nëpërmjet zvogëlimit të humbjeve në rrjet dhe përmirësimit të sistemit të mbledhjes të të ardhurave, përmirësimi i tregut të energjisë elektrike, si dhe prezantimi i reformave të energjisë në sektorin e energjisë për krijimin e një tregu konkurrues, reforma të cilat do të ndihmojnë në thithjen e investimeve private dhe reduktimin e rreziqeve fiskale për qeverinë./Monitor