Secondary Adv

Sejko: Efektet sezonale do te na detyrojne te terheqim me shume euro nga tregu

Në ditën e dytë të samitit të shtatë rajonal të Guvernatorëve të bankave qendrore rajonale u diskutua mbi politikat monetare dhe stabilitetin e sistemit bankar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. 

 

Guvernatorët e bankave qendrore shpalosën sfidat kryesore për të ndaluar risqet e mundshme në të ardhmen. Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë, gjatë fjalës së tij tregoi se ekspozimi ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit është i lartë. Kryesisht ekonomia shqiptare është e ekspozuar ndaj nivelit të lartë të euroizimit për shkak të të hyrave nga tregtia, remitancat. Sikurse sektori real, edhe sektori financiar është i ekspozuar. Edhe pse Shqipëria ka një regjim të lirë të kursit të këmbimit, megjithatë për shkak të mbiçmimit në muajt e parë të 2018-s me më shumë se 7% u detyruan që të bejnë një nderhyrje të jashtëzakonshme në treg, duke tërhequr valutë nga tregu- shpjegoi guvernatori Sejko gjatë fjalës së tij. Guvernatori theksoi se kjo ndërhyrje, e cila bëhet për herë të parë, ka për qëllim të vetëm ruajtjen e inflacionit në objektiv. 

 

Megjithatë kjo ndërhyje për Bankën e Shqipërisë po bëhet në një moment ku efektet sezonale po punojnë në të kundërt. Për shkak se priten të hyra prej turistëve, guvernatori Sejko tha se do të detyrohen të blejnë më shumë valutë në treg. Gjatë tre viteve të mëparshmë ky zhvlerësim erdhi si pasojë e fondamenteve, por në 2018-n mbiçmimi i lekut shkoi përtej këtyre treguesve. Guvernatori tha se kursi i këmbimit u ndikua prej pritshmërive të aktorëve të tregut për rënie të mëtejshme. Pas deklratës së Bankës së Shqipërisë për ndërhyrje në treg, monedha e përbashkët u forcua ndjeshëm, si pasojë e ndikimit psikologjik, dhe më pas hyri sërish në trend rënës. Të ejnten, një ditë para festës së Bajramit, euro u stabilizua në tregun vendas./Monitor


Më të lexuarat