Secondary Adv

Tatimet ne Youtube, leksione per deklarimet online

 

Nëpërmjet një cikli videosh, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron biznesin se, si plotësohen deklaratat tatimore online. Sqarimet po bëhen pasi së shpejti, administrata tatimore do të vërë në funksionim sistemin e  i ri informatik tatimor, sipas praktikave më të fundit që do të sigurojë ofrimin e një shërbimi më të mirë për tatimpaguesit dhe qytetarët.


Sistemi i deklarimit elektronik, si pjesë e këtij sistemi, do të ofrojë risi në mënyrën dhe formën e deklarimit të detyrimeve tatimore, të trajtimit të deklaratave tatimore, përfshirjen e  disa lloje të reja tatimesh, të cilat më parë nuk deklaroheshin në mënyrë elektronike, njohjen  me situatën financiare të tatimpaguesve në sistemin tatimor, mënyrë të re të administrimit të faqes, etj, njoftojnë burimet zyrtare të tatimeve.


Zëvendësimi i sistemit ekzistues me sistemin e ri është një zhvillim historik shumë i rëndësishëm për Administratën Tatimore dhe marrëdhëniet e saj me tatimpaguesit.Administrata Tatimore ka vënë në dispozicion video informuese mbi mënyrën e përdorimit të sistemit të deklarimit elektronik E-Filing. Këto video do të përditësohen sa herë që do të ketë zhvillime të reja. Shumë shpejt do të publikohen edhe manualet e reja të përdorimit.
Së shpejti, Administrata Tatimore do të vërë në funksionim sistemin e  i ri informatik Tatimor. Ky është një sistem modern, bashkëkohor, i avancuar dhe shumë praktik në përdorim, që do të sigurojë ofrimin e një shërbimi më të mirë për tatimpaguesit dhe qytetarët.



Për të mundësuar shikimin e videove informuese, klikoni në:
https://www.tatime.gov.al/sq-al/Pages/Video-Gallery.aspx
https://www.youtube.com/channel/UCpMQgU0hy8ytr4uZNPg2S6g



Më të lexuarat