Secondary Adv

Prokurimet, raporti i auditimeve – KLSH: Me shkelje 94 perqind e tenderave nga njesite vendore

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje në 94% të tenderave të kryera nga 42 njësi vendore.  

 

Nga 994 procedura prokurimi të kryera nga këto njësi me vlerë rreth 100 milionë euro, janë audituar 716 procedura, ose 70% e totalit. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë konstatuar shkelje proceduriale në 672 procedura prokurimi ose në 94% të tenderave të audituara. Pjesa më e madhe e shkeljeve janë konstatuar në fazën e përgatitjes së dokumenteve të tenderit, në mos argumentimin e vlerës së fondit limit në 88 procedura prokurimi, në mos përcaktimin e dokumenteve të tenderave në 55 procedura prokurimi, në mos përcaktimin e drejtë dhe qartë të specifikimeve teknike në 147 procedura prokurimi. Në fazën e zhvillimit të procedurave të prokurimeve shkeljet e konstatuara lidhen me standarde të dyfishta në shqyrtimin e ofertave në 200 procedura prokurimi, dhe kualifikimin i padrejtë i operatorëve ekonomikë në 148 procedura prokurimi./Scan


Më të lexuarat