Demshperblim edhe per ndertesat e palegalizuara tek Unaza e Madhe e Tiranes
Të gjithë qytetarët të cilët kanë objekte të pa legalizuara dhe preken nga ndërtimi i planeve urbanistike do të dëmshpërblehen.Kjo deklaratë erdhi nga kreu i ALUIZNI-it Artan Lame në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, i cili duke iu referuar banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, tha se janë 500 banesa të cilat preken nga projekti, por që qeveria do të kompensoj si ato me leje edhe ato pa leje.
"Kriminale për qeverisjen ka qënë që duke e ditur që kanë qënë këto projekte. Projekti psh. i Unazës së Tiranës dihet që në kohën e Adil çarçanit. Askush nuk do nxjerri askënd nga shtëpia pa u dëmshpërblyer. Kjo vlen për shtëpitë me leje por kjo vlen tashmë bëhet një program Shpërblimi edhe për banesat pa leje, ato që janë banesa." tha Lame.
Një problematikë e cila po pengon procesin e legalizimit, sipas Lames është mosbashkëpunimi me pushtetet lokale, ku u ndal tek Bashkia e Kamzës, e cila ka miratuar një plan urbanistik jashtë çdo kriteri ligjor.
"Plani regullues i Kamzës i cili parashikon që gjithë Kamzën ta ndërtojë me pallate të larta dhe në këtë moment bllokon procesin e vijimit të legalizimeve, pengon rreth 14 mijë objekte që të legalizohen." u shpreh kreu i ALUIZNI-t.
Legalizimet Duke u ndalur në punën e ALUIZNIT në gjashtë muajt e fundit për procesin e legalizimit, Lame deklaroi se janë dhënë 12000 leje legalizimi, nga 57000 objekte për të cilat është bërë matja. Krahasuar me procesin e legalizimit të qeverisë së shkuar, kreu i ALUIZNIT tha se ky proces ka ecur me ritmin e breshkës, ku në këto gjashtë muaj janë dhënë gjysma e legalizimeve që janë bërë në 8 vjet qeverisje.
"Tetë viteve të deritanishme, del shumë kollaj. 21 mijë objekte pjesim për 80 del rreth 2500 objekte në vit. Do mbajmë ritmin e 10-fishimit të ktij ritmi pra nqs bënin 2500 ne vit ne do arimë në 25 mijë në vit." tha ai Nderkohë Lame rikujtoj se të gjithë qytetarët të cilët posedojnë një object pa leje kanë afat deri në 31 dhjetor për të vetëdeklaruar objektet informale./Shqiptarja.com