Punimet ne Tirane-Durres, sot bllokohet nje tjeter segment
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë se sot në orën 06-00 ka nisur faza e pestë e punimeve në segmentin Ura e Dajlanit-Mbikalimi Sukth në drejtimin Durrës-Tiranë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë opinionin publik se në vijim të ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën Durrës-Tiranë në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore do të fillojë të martë në orën 06-00 të mëngjesit fazën e pestë të punimeve në segmentin Ura e Dajlanit-Mbikalimi Sukth në drejtimin Durrës-Tiranë. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjali stikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren. Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren./Shqip