Secondary Adv

Punimet ne Tirane-Durres nuk perfundojne ne afatin e parashikuar, ja arsyeja

ARRSH njofton se punimet për fazën e pestë në segmentin “Durrës-Tiranë” nuk mund të arrihen sipas parashikimit për shkak të reshjeve të shiut.

 

Përmes një njoftimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se grafiku i punimeve për fazën e pestë të rehabilitimit të segmentit rrugor “Durrës-Tiranë” nuk mund të arrihet sipas parashikimit dhe njoftimit të dhënë më herët për shkak të reshjeve të shiut. Sipas ARRSH, aktualisht Ura e Dajlanit-Shkozet vazhdon të jetë e bllokuar dhe do të përfundoje brenda ditës së sotme. Segmenti rrugor Mbikalimi i Shkozetit – Sukth, (drejtimi Durrës-Tiranë) aktualisht është i hapur për përdoruesit e rrugës. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në orët e mëvonshme do të bëhet një njoftim të dytë për vazhdimin e punimeve në ditën e nesërme e më tej./Ballkanweb


Më të lexuarat