Secondary Adv

Lezhe, Peleshi: 5 milione euro garanci per kreditimin e sektorit te bujqesise

Nga qarku i Lezhës ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka deklaruar se tashmë në ndihmë të gjithë bujqësisë shqiptare do të jetë “Fondi i garancisë për kreditë rurale”, financuar nga BE.

 

Ky fond gjatë viteve 2015-2017, ka dhënë rreth 1000 kredi, për një vlerë mbi 3 milionë euro. Fondi i Garancisë synon që fermerët, nëpërmjet kredive të ofruara me kushte lehtësuese, të mbulojnë pjesën e mbetur të financimit (rreth 50%), që nuk mbulohet me grantet e përfituara nga Skema kombëtare e mbështetjes financiare, e cila këtë vit kishte në dispozicion të saj 20 milionë euro. Sipas ministrit Peleshi, ky fond garancie ka një rëndësi të veçantë, sidomos në këtë fazë që po kalon sektori bujqësor, i cili gjithmonë e më shumë po merr vëmendje të madhe si nga qeveria shqiptare, por dhe nga organizmat e ndryshme ndërkombëtare. Ministri është shprehur shumë i kënaqur dhe optimist, që një organizëm kaq prestigjoz, siç është “Fondi i garancisë për kreditë rurale”, do të kthehet në një partner të besueshëm dhe shumë eficient për agrobiznesin shqiptar. Nga ana e saj, RCGF-ja do të rifillojë kreditimin e aktorëve të interesuar në bashkëpunimin me disa banka partnere, duke i ardhur në ndihmë të sektorit bujqësor, blegtoral dhe atij të agropërpunimit. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nëpërmjet politikave dhe strategjive të saj po synon ngritjen e një sistemi efiçient mbështetjeje, i cili do të përfshijë si mbështetjen direkte, nëpërmjet granteve, mbështetjen teknike në hartimin e planeve të biznesit, ashtu dhe në lehtësimin e procedurave dhe kushteve të kredimarrjes me bankat./Shqiptarja.com


Më të lexuarat