Secondary Adv

Punimet ne Shkozet-Sukth, Qato-bizneseve: Segmenti hapet te shtunen

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Sonila Qato ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura nga disa biznese për shkak të punimeve te “Ura e Dajlanit deri në Sukth”.

 

Në një postim në facebook, Qato sqaron se është e pamundur të realizohen punimet natën ndaj dhe është punuar në kohëra rekord duke u angazhuar 20 orë në ditë, 7 ditë në javë. Ministrja shpjegon se Segmenti Shkozet-Sukth do të çelet në orën 16:00, rreth 8 orë përpara parashikimit fillestar. Gjithashtu, ministrja Qatoi kërkoi mirëkuptimin e bizneseve dhe i garantoi se deri ditën e shtunë do të mbarojë gjithë procesi dhe segmenti do të jetë i hapur./ata


Më të lexuarat