Secondary Adv

Sezoni turistik – Klosi ne Durres: Nga 1 korriku, kontrolle per sigurine dhe ndotjen akustike

Nga 1 korriku nuk do të ketë tolerancë për ata që shkelin rregullat e vendosura nga bashkia, subjektet pa roje plazhi, si dhe për lokalet që shkaktojnë ndotje akustike. 

 

Prej datës 1 korrik nuk do të ketë asnjë tolerancë apo negocim për ata që shkelin zonat e përcaktuara për mjetet lundruese, për subjektet që nuk kanë rojet e plazhit por edhe për lokalet, apo baret që shkaktojnë ndotje akustike dhe shkelin rregullat e vendosura nga bashkia. Kreu i Turizmit dhe Mjedisit  Blendi Klosi gjatë takimit të Komitetit Rajonal të Turizmit në qarkun e Durrësit, u ndal në 3 detyrat kryesore të institucioneve të angazhuara në mbarëvajtjen e sezonit turistik: garantimi maksimal i pastërtisë, siguria në plazhe dhe rritja e standardeve të mikpritjes. I pranishëm në takim Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi theksoi se sfida e këtij sezoni është siguria ushqimore për të cilën kreu i bujqësisë tha se është forcuar inspektimi, i paraprirë nga vetëkontrolli i subjekteve. Ndërsa Ministri Majko kërkoi nga Task Forca e turizmit që të merren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë pa shqetësuar turistët vendas dhe të huaj.


Më të lexuarat