KESH shlyen 11 mln dollare borxhe, pjesa tjeter brenda prillit 2015
Korporata Energjetike Shqiptare ka nisur shlyerjen e borxheve ndaj prodhuesve privatë të energjisë elektrike. Bëhet fjalë për një pjesë të pagesave të prapambetura të HEC-eve, duke shlyer 11 milionë dollarë, nga 60 milionë dollarë që është detyrimi i akumuluar prej muajit shkurt.
Nis shlyerja e detyrimeve të prapambetura që Korporata Elektroenergjitike (KESH) ka ndaj HEC-ve të vogla. Burimet zyrtare të Ministrisë së Energjetikës njoftuan se, KESH ka filluar likuidimin e një pjese të pagesave të prapambetura të HEC-ve, ku u bë e mundur pagesa e 11 milion dollarëve, nga rreth 60 milion USD që shkon detyrimi total i akumuluar që prej muajit shkurt. Brenda Janarit të vitit të ardhshëm pritet që KESH të mund të shlyejë borxhet e 6-mujorit të parë të vitit 2014, ndërsa brenda Prillit do të likujdohen të gjitha borxhet e akumuluara nga viti 2014.
Ndërkaq, mësohet se shlyerja e faturave korente të vitit 2015 do të bëhet në kohë, falë edhe një mekanizmi monitorimi në kuadër të projektit të rimëkëmbjes së energjisë elektrike, me synim mirëmenaxhimin e koorporatave dhe rritjen e likuiditetit në sektor. Ministria e Energjetikës deklaroi edhe se vendimi për të sjellë çmimin e blerjes së energjisë prej prodhuesve privat në parametrat e tregut, do ndikojë pozitivisht në garantimin e vijimësisë së pagesave të rregullta dhe shmangien e akumulimit të mëtejshëm të borxheve.