Secondary Adv

Pastrimi i parave, 4 banka me risk. BSH: 369 transferta te dyshimta ne 2017

Mbi 3,4 milionë eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit kanë rritur alarmet për rrezikun e pastrimin e parave qe kane burim aktivitetet kriminale.

 

Bankat dhe institucionet e tjera financiare jo bankare janë të ekspozuara ndaj këtij rreziku dhe përdorimi i kanaleve bankare për qarkullimin e parave të pista jo gjithmonë është i verifikueshëm nga autoritetet. Banka e Shqipërisë ka kryer për herë të parë vlerësimin e ekspozimit të bankave të nivelit të dytë dhe institucioneve të tjera financiare, ndaj rreziku te pastrimit te parave dhe të financimit të terrorizmit. Sipas raportit për 2017, 4 banka, 18 institucione financiare jo bankare dhe 7 shoqëri kursim krediti janë vlerësuar me rrezik te lartë për shkak të mos raportimit të të dhënave. Problematikat e identifikuara gjatë inspektimeve kanë qenë të lidhura kryesisht me justifikimin e transaksioneve të kryera për punonjësit e bankës, me mospërputhjen e të dhënave të bankës me profilin e klientit dhe me përdorimin e deklaratave për transaksione që kanë si burim paratë kesh. 9 milionë euro janë sekuestruar zyrtarisht në 2017-ën me vendim gjykate pas kallëzimeve të bëra nga drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave. sipas raportit të kësaj të fundit për vitin që shkoi janë 369 transferta të dyshimta./Shqip


Më të lexuarat