Transporti urban/ Ndryshon formati i abonese, ja cfare duhet te keni parasysh
Duke filluar që nga dita e djeshme, të gjithë ata që pajisen me abone, do të duhet të kenë me vete edhe një foto personale si dhe kartën e identitetit.
Ndërsa shtesa apo risija është vetëm një foto personale, dhe nuk ka kosto të tjera shtesë. Një format i ri për abonenë. Duke filluar që nga dita e djeshme, të gjithë ata që pajisen me abone për transportin urban në Tiranë, do të duhet të kenë me vete edhe një foto personale si dhe kartën e identitetit. Shoqata e transporteve thotë se modeli i ri synon ti japë fund abuzimeve, ku shpesh herë persona të ndryshëm përdornin të njëjtën abone. Disa qytetarë thonë se vendimi është i drejtë, por disa të tjerë mendojnë se është e padrejtë, dhe sipas pensionistëve, kostoja është pak e lartë. Ndërsa shtesa apo risija është vetëm një foto personale, dhe nuk ka kosto të tjera shtesë. Por ky është një vendim që nuk është kundërshtuar nga qytetarët, të cilët përdorin transportin urban çdo ditë./Shqiptarja.com