Secondary Adv

Sejko: Ekonomia shqiptare u rrit me 4.45 perqind ne tremujorin e pare te vitit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë deklaroi se gjatë tremujorit të parë të vitit ekonomia u rrit me 4.45% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të mëparshëm.

 

“Sipas të dhënave zyrtare të Instat-it, ekonomia shqiptare u rrit me 4.45% në tremujorin e parë të vitit. Të dhënat indirekte që disponojmë sugjerojnë po ashtu për norma pozitive rritjeje gjatë tremujorit të dytë”,  tha guvernatori. Sipas tij, nga këndvështrimi sektorial, zgjerimi i aktivitetit ekonomik është mbështetur kryesisht nga rritja e sektorit industrial, dhe në veçanti nga rritja e prodhimit dhe eksportit të energjisë elektrike.“Nga këndvështrimi i kërkesës agregate rritja ekonomike është ndihmuar nga zgjerimi i konsumit privat, i investimeve totale dhe i eksportit të mallrave e shërbimeve, por ajo është frenuar nga rritja e importeve”, deklaroi Sejko./Shqip


Më të lexuarat