Secondary Adv

Fluturimet, 10 perqind e shqiptareve ne drejtim te Turqise – Dominojne tregun linjat me Italine

Nga mbi 220 mijë pasagjerë që kanë udhëtuar përmes ajrit në muajin Maj, mbi 10% kanë pasur si destinacion apo vinin nga një aeroport në Turqi. 

 

Pjesa më e madhe e këtyre individëve udhëtojnë për pushime, ndërsa numri regjistrohet në rritje me 11.6% krahasuar me Majin e vitit të kaluar, një tregues edhe i rimëkëmbjes së industrisë së turizmit në Turqi. Nga kjo po përfitojnë edhe linjat ajrore që operojnë me fluturime nga Tiranë në drejtim të Stambollit, si Turkish Airlines dhe Pegasus Airlines, të cilat për muajin Maj zunë përkatësisht 8% dhe 2% të numrit të pasagjerëve. Megjithatë, në tregun e fluturimeve dominojnë si gjithmonë linjat që operojnë me aeroportet e Italisë. Ndër to, Blue Panorama është lideri i tregut me 20% të të gjithë pasagjerëve, megjithëse konsiderueshëm në rënie krahasuar me vitet e kaluara për shkak të shtimit të konkurrencës nga kompanitë Albawings dhe Ernest Airlines. Këto dy kompani zënë përkatësisht 13% dhe 11% të numrit të pasagjerëve, duke lënë pas Alitalia me vetëm 10%. Kompania ajrore që mbart flamurin e Italisë duket se nuk ka mundur t’i bëjë ballë konkurrencës nga operatorët e tjerë që kanë hyrë në treg me çmime më të ulëta. Për Alitalia shënohet një rënie nga mbi 43 mijë pasagjerë në Maj 2016, në vetëm 21 mijë pasagjerë për Majin e këtij viti./Scan


Më të lexuarat