Secondary Adv

Investimet ne sektorin e ujit – UKT zgjeron impiantin e Bovilles, 3.3 mln euro per fazen e pare

UKT ka nisur procedurat për kryerjen e investimeve për rritjen e kapacitetit të përpunimit me ujë dhe furnizim 24 orë për banorët e kryeqytetit.

 

Pas hapjes së tenderit për shtrimin e një tubacioni nga Impianti i Përpunimit të ujit të pijshëm Bovillë drejt rrugës “Dekokracia” në Kamëz, UKT ka hapur garën edhe për fazën e parë të shtesës së impiantit me 1800 litra/sekondë. Projekti synon që të dyfishojë kapacitetin e trajtimit të këtij impianti, ndërsa në fazën e parë ky kapacitet do të rritet me 600 l/s. Vetëm punimet për fazën e parë të shtesës pritet të kushtojnë rreth 421 milionë lekë, ose 3.34 milionë euro. Me realizimin e projektit të dyfishimit të impiantit, do të realizohen dalja nga puna e Stacioneve të Pompimit, të cilat marrin ujë jashtë kushteve higjieno-sanitare që kërkojnë standardet shqiptare dhe europiane. Kapaciteti shtesë do të jetë i nevojshëm veçanërisht në periudhën e thatë të verës, ku për katër muaj do të punohet me kapacitet të plotë prej 3600 l/s për nevojat e Tiranës dhe Kamzës. Objektivi i UKT është që përmes investimeve të realizojë furnizimin e pandërprerë për të gjithë Tiranën brenda vitit 2022./Scan


Më të lexuarat