Rama: Se shpejti website kombetar per vendet e lira te punes
Krijimi i një website kombëtar për vendet e lira të punës do të shërbejë si një mekanizëm ndihmës për punëkërkuesit dhe biznesit.
Kryeministri Rama gjatë një takimi me drejtorët rajonal të punësimit dha në sër detyrash për zyrat e punës, ku ndër të tjera ishe edhe krijimi i një portali, ku bizneset janë të detyruar të deklarojnë vendet e lira të punës. “Përtej rezultateve pozitivë, duhet të përcaktohen indikatorët e qartë të suksesit, që duhet të lidhen jo vetëm më normën e gjetjes së punës por dhe të mbajtjes së punës. Zyrat e punës duhet ta kenë si indikator. Së dyti, ka nevojë për qartësim nga zyra qendrorë, për procedurat e punësimit, që të reflektohen në listëpagesa e bizneseve. Dobësia me ë madhe e zyrave të punës është në masën dhe kontaktet me vetë biznesin. Janë vetë 6 për qind e bizneseve që kanë kontakte me zyrat e punës.
Por pjesa tjetër, zyrat e punës nuk kanë trokitur ose nuk ka patur sukses. Garantimi i shërbimit sa më të mirë ndaj biznesit, ky i fundit të mos cenohet as nga inspektorati i punës as nga Tatimet. Duhet garanci për vendet e punës të siguruar për punonjësit, kushte optimale. Bashkëpunimi i zyrave të punës me universitetet dhe shkollat profesionale, ka nevojë për përmirësim. Zyrat rajonale duhet të jenë me bashkëpunuese, më transparente me zyrat qendrore. Dhe së fundi, lind nevojë për bashkëpunim, për krijimin e një website kombëtar për vendet e reja të punës, i detyrueshëm për kompanitë qe ti publikojnë, dhe në këtë mënyrë të krijohet edhe një mekanizëm më shumë ndihmues, për bizneset, zyrat e punësimit dhe punëkërkuesit. Kjo ide duhet çuar për para dhe impelmentuar”. Duke u ndalur të punësimi i familjeve të dala nga ndihma ekonomike, Rama tha se duhet më shumë këmbëngulje për ata që refuzojnë punësimin./Scan