Secondary Adv

Hekurudha Tirane-Durres-Rinas – Miratohet marreveshja e grantit prej 35 mln euro

 

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka miratuar marrëveshjen e grantit në vlerë 35 milionë euro për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas.

 

Fituesi i zbatimit të këtij projekti pritet të shpallet brenda vitit, ndërkohë që sipas përllogaritjeve, punimet pritet të përfundojnë brenda një periudhe kohore prej 30 muajsh. Me miratimin e marrëveshjes është përmbyllur financimi i plotë i këtij projekti që kap vlerën 90.45 milionë euro i cili do të lidhë me hekurudhë Tiranën, Terminalin e Autobusëve, Rinasin dhe Durrësin. Projekti “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës” është një nga tri projektet fituese në Samitin e Parisit, të mbajtur në korrik 2016, ku konkurronin për fonde të BE/WBIF projekte nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë, një muaj më parë ky projekt u nderua me çmimin e EMEA Finance “Projekti më i mirë hekurudhor në 2017” në kategorinë e Financimit të Projekteve të BERZH./Scan


Më të lexuarat