Secondary Adv

Nis projekti per nyjen e Milotit, impakt ne levizshmerine dhe sigurine e mjeteve

Nis zbatimi i projektit për realizimin e nyjes së Milotit, me vlerë 16 milionë USD dhe me impakt të konsiderueshëm në lëvizshmërinë dhe sigurinë e mjeteve.

 

Përmes rrjetit social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama u shpreh se ky projekt është pjesë e rrugëve të mbetura të rrugëve, qysh nga viti 2011 dhe që do të pasohet së shpejti nga rruga e re Milot-Balldren. Projekti i ri që sapo ka nisur të zbatohet për realizimin e nyjes së Milotit, ndihmon po ashtu edhe në integrimin e shumë rrugëve dytësore me infrastrukturën kombëtare. “Mirëmëngjes dhe me këtë projekt të ri që sapo ka nisur të zbatohet për realizimin e nyjes së Milotit, (pjesë e rrugëve të mbetura rrugëve, qysh nga vitit 2011 dhe që do të pasohet së shpejti nga rruga e re Milot-Balldren) me vlerë 16 mln USD dhe impakt të konsiderueshëm jo vetëm në lëvizshmërinë e sigurinë e aksit kryesor, po edhe në integrimin e shumë rrugëve dytësore me infrastrukturën kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./ata


Më të lexuarat