Secondary Adv

Rreziku, MIE do te mbylle grykat e galerive te minierave ne vendin – Procesi brenda 5 muajve

 

Grykat e galerive të minierave që nuk janë më në shfrytëzim do të mbyllen në të gjithë vendin brenda pak muajsh.

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur procedurat për punimet e nevojshme për këtë proces. Punimet mund të kushtojnë deri në 71 milionë lekë, ndërkohë që afatet kohore parashikojnë përfundimin brenda 5 muajve nga data e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues. Galeritë e hapura janë bërë shkak aksidentesh të shumta dhe me viktima, ku banorët e zonave përreth futen në miniera për të nxjerrë skrap apo për të mbledhur minerale të pashfrytëzuara. Pjesa më e madhe e grykave të galerive do të mbyllet me mur guri e llaç çimento, ndërkohë që fillimisht procesi do të bëhet për galeritë në Tiranë-Memaliaj, Korçë dhe Pogradec-Prrenjas. Procesi do të shoqërohet nga punimet për mbjelljen e sipërfaqes përreth me fidanë dhe krijimin e zonave të pyllëzuara me pemë karakteristike të zonës. Në total parashikohet të ndërhyhet në mbi 200 punime minerare si galeri, depo të lëndëve plasëse, oxhaqe, pusëza, etj./Scan


Më të lexuarat