Secondary Adv

Investimet ne Tamare e Vermosh – Ne vjeshte, nis puna per zbatimin e projektit

Në vjeshtë do të nisë zbatimi i projektit për rikualifikimin urban të fshatit turistik të Tamarës dhe rindërtimi i rrugës së Vermoshit drejt kufirit me Malin e Zi.

 

Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili është edhe zbatuesi i këtij investimi, në fshatin Tamarë është planifikuar të bëhet rehabilitimi i ndërtesave ekzistuese pranë qendrës së fshatit duke ruajtur karakteristikat arkitekturore. Po ashtu, sa i takon rikonstruksionit të çative, edhe ai do të bëhet sipas stilit tradicional. Ndërkohë, lidhur me rindërtimin e rrugës lidhëse të Vermoshit me Malin e zi, bëhet fjalë për një segment rrugor prej 750 metra. Punimet parashikojnë ndërtimin e mbrojtjes lumore nëpërmjet gabioneve si dhe rindërtimin e gjithë segmenti nga Vermoshi deri në kufi. Ky projekt synon të nxisë lëvizjen në itinerarin Shkodër-Tamarë-Vermosh drejt Malit të Zi si dhe anasjelltas. Investimi është pjesë e programit “Punët në Komunitet IV: “Zhvillimi i Alpeve dhe Zonave Bregdetare” që bashkëfinancohet nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës (CEB)./Scan


Më të lexuarat